Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shërbim festiv do të lajmërojë Ngjalljen e Krishtit

Foto: BGNES

Mijëra besimtarë do të mblidhen para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, ku në mesnatë do të shpallet Ngjallja e Krishtit. Shërbimi festiv do të fillojë në orën 23:30, dhe gjysmë ore më vonë besimtarët tradicionalisht do të rrethojnë tempullin me një qiri të ndezur nga flaka e Zjarrit të Hirit.

Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Qiprian njoftoi se pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit, një delegacion i kishës bullgare do të udhëtojë sërish në Jerusalem për të sjellë zjarrin që zbret nga qielli të Shtunën e Madhe në tempullin e ndërtuar mbi Varrin e Shenjtë.

 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Prokuroria i caktoi masën parandaluese Kirill Petkovit

Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...

botuar më 25-01-10 3.23.MD
Ministri Atanas Zaprjanov

140 milionë leva janë shpenzuar për përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake vitin e kaluar

Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..

botuar më 25-01-10 3.22.MD

Deputetët mund të votojnë për pezullimin e zgjedhjeve të Borisllav Sarafov për Prokuror të Përgjithshëm javën e ardhshme

Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..

botuar më 25-01-10 2.56.MD