Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kopshti Zoologjik i qytetit Burgas prezanton një koleksion vezësh ekzotike

Foto: Facebook /Kopshti Zoologjik

Me rastin e Pashkëve, Kopshti Zoologjik në Burgas ekspozon koleksionin e tij të vezëve ekzotike të shpendëve të egër dhe të zbutur. Koleksioni është më i madhi në vendin tonë dhe ka vlerën e një mjeti mësimor. Disa nga vezët më tërheqëse janë të strucit australian, bufi afrikan, kurrillës, papagalli Ara.

Për festën, kafshët do të marrin vezët e Pashkëve në menunë e tyre, njoftuan nga Kopshti Zoologjik, i cili do të jetë i hapur për vizita nga ora 08:00 deri në 20:00.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Teknik në Sofje

Universiteti Teknik i Sofjes ofron arsim në 4 gjuhë

Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..

botuar më 25-02-12 8.16.PD
Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD