Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lulet e freskëta të pranverës zbukurojnë kopshtet e Sofjes

Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje
Foto: Ani Petrova

Këtë pranverë më shumë se 840 000 lule pranverore dekorojnë lëndinat e Sofjes, njoftoi BTA. Llojet e bimëve të pranverës mbillen në parqet dhe kopshtet e qytetit në kombinime të ndryshme, sipas karakterit të vendit ku janë mbjellë.

Me iniciativën e administratës së kryebashkiakut, në territorin e parqeve dhe lulishteve të kryeqytetit po mbillen gjithnjë e më shumë sipërfaqe shumëngjyrëshe, në hapësira të gjelbra të formuara posaçërisht.

Në Parkun Jugor të kryeqytetit, lulet janë rregulluar në forma ovale që ngjajnë me vezët e Pashkëve. Foto: BTA

Sipërfaqet më të mëdha me lule ndodhen në pjesët qendrore të kryeqytetit, si dhe në vendet e mirëmbajtura nga kompania komunale e gjelbërimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zaprjanov

Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit, sipas ministrit ushtarak

Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit. Këtë e bëri të ditur në Pazarxhik ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. “Deri më tani u dërguan pakot e votuara nga qeveria. Paketa e fundit, e cila u votua rreth 2 javë më parë, tani po..

botuar më 24-05-15 6.24.MD

Bullgaria të reklamohet si një vend me tradita shekullore në prodhimin e verës kërkojnë vreshtarët

Vreshtat në Bullgari janë në rënie drastike. Këtë e lajmëroi në BNR-në Atanas Vasilev - Kryetar i Bordit të Shoqatës Kombëtare të Vreshtarëve Bullgarë. “Ne ishim të katërt në botë me 1.8 milionë dynym vreshta në vitet 90-të të shekullit të kaluar, por..

botuar më 24-05-15 2.19.MD

Mbi 38 000 bullgarë paraqitën aplikime elektronike për të marrë pjesë në zgjedhje

Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar..

botuar më 24-05-15 11.08.PD