Polonia ka rënë dakord të rinovojë tranzitin e drithit ukrainas përmes territorit të saj, njoftoi ministri polak i bujqësisë Robert Tellus, raporton Reuters. Tranziti do të monitorohet rreptësisht. Kamionët me drithëra do të vulosen dhe do të monitorohen me GPS. Por ndalimi i importit të ushqimit ukrainas në Poloni mbetet në fuqi, shtoi ministri i zhvillimit dhe teknologjisë Valdemar Buda. Më 19 prill, Rumania do të nisë gjithashtu negociatat me Kievin për kontrollin e importit të drithit dhe produkteve bujqësore ukrainase.
Ukraina dhe Kombet e Bashkuara po krijojnë vështirësi me inspektimet e anijeve që transportojnë grurë nga portet ukrainase dhe regjistrimin e anijeve të reja, raportoi RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov do të diskutojë një marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres javën e ardhshme në Nju Jork. Marrëveshja skadon më 18 maj. Moska tashmë ka paralajmëruar se perspektivat për një zgjatje të afatit nuk janë "veçanërisht të mira".Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi..
Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe..
Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..