Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria vendos dënime më të ashpra për piraterinë në internet

Foto: pixabay

Qeveria dëshiron kriminalizimin e shkëmbimit online të përmbajtjes pirate. Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan nga kabineti. Ato parashikojnë që krijimin, mirëmbajtjen e torrenteve pirate, platformave ueb, grupeve “chat” në aplikacione për ndarjen në internet të përmbajtjeve pirate të dënohen me deri në 6 vjet burg dhe gjobë deri në 5000 euro (10 000 leva). Objekti i krimit do të konfiskohet në favor të shtetit vetëm nëse i përket autorit. Lejohet përdorimi i mjeteve speciale të inteligjencës kundër piraterisë intelektuale. Shfrytëzuesit individualë të veprave pirate nuk penalizohen. Ndryshimet ligjore u dorëzuan në parlament pasi filloi procedura në SHBA kundër Bullgarisë për mungesën e luftës aktive kundër piraterisë online.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Avokatët protestuan në mbrojtje të shtetit ligjor

Avokatë në Sofje, Burgas, Ruse dhe qytete të tjera dolën në protestë kundër procedurës jolegjitime, sipas mendimit të tyre, për zgjedhjen e kryeprokurorit. Procedura e nisur duhet të ndërpritet dhe një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor të emërojë një..

botuar më 24-10-25 4.12.MD

"Gallup": Në final - 7 formacione të sigurta në parlament, një në buzë, një me shanse

Ditën e fundit të fushatës parazgjedhore, sipas deklaratave të të anketuarve, pjesëmarrja e pritshme në votim për Kuvendin Popullor më 27 tetor do të jetë 31.1%. Pritshmëria hipotetike është rreth 2 milionë vota, ku 3.4% e votuesve ka të ngjarë të..

botuar më 24-10-25 1.54.MD
Prof. Hristo Pimpirev

Një kamp-takim trajnimi për pjesëmarrësit e ekspeditës së re të Antarktidës u hap në Ahelloj

Pjesëmarrësit e Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës të udhëhequr nga Prof. Hristo Pimpirev u mblodhën në një kamp-takim trajnimi nga 25 deri më 27 tetor në Ahelloj (Bullgaria Juglindore). Këtë vit, në ekspeditë do të marrin pjesë edhe..

botuar më 24-10-25 12.14.MD