Qendra Shkencore “Kirill dhe Metodij” në Akademinë Bullgare të Shkencave, e cila është pjesë e konsorciumit të Qendrës së Arritjeve “Trashëgimia BG” dhe Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit, organizojnë një konkurs ndërkombëtar për nxënës me temë “Gjurmët e vëllezërve Kirill dhe Metodij nëpër botë”.
Konkursi është pjesë e kremtimeve të sivjetshme të 1160 vjetorit të krijimit të shkrimit sllav dhe synon të popullarizojë veprën e të dy vëllezërve të shenjtë ndër komunitetet bullgare nëpër botë, të pasurojë njohuritë e nxënësve nga shkollat bullgare të së dielës jashtë vendit, të zhvillojë talentet e tyre dhe të promovojë interesat e tyre kërkimore.
Konkursi është në tri kategori - një projekt kërkimor, një ese ose një tregim me temën “Nëpër gjurmët e tyre” dhe një vizatim me temën “Alfabetet bullgare”. Ai realizohet me mbështetjen e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit.
Materialet e konkursit duhet të dërgohen brenda datës 31.05.2023 në adresën elektronike: kmnc.konkurs@gmail.com
Rregulloret e detajuara të konkursit dhe udhëzimet për materialet e paraqitura gjenden në faqen e internetit https://www.kmnc.bg/конкурси/международен-ученически-конкурс/
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..