Në konsultimet për formimin e qeverisë, presidenti Rumen Radev priti përfaqësuesit e partisë “Vëzrazhdane”. Kreu i tyre Kostadin Kostadinov deklaroi se partia e tij nuk ka qëllim të jetë në opozitë, por dëshiron të qeverisë dhe është e gatshme të propozojë një kabinet nëse merr mandat. Ai vuri në dukje miratimin e buxhetit të shtetit si prioritet kryesor të parlamentit. Kostadinov premtoi se do të punojë për të kufizuar pushtetin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Kostadinov përsëri reklamoi iniciativën e tyre për shpalljen e referendumit për mbajtjen e levës si monedhë kombëtare dhe se kanë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për ta bërë referendumin të detyrueshëm. Ai akuzoi dy koalicionet e para në parlament për një "grusht shteti të fshehur dhe zvarritës" sepse duan të futin euron.
Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..
Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të..
Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të Programit për Zhvillimin e Zonave Rurale, njoftoi ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, i..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..