Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avionë ushtarakë gjermanë evakuuan bullgarë nga Sudani

Foto: EPA/BGNES

Tre aeroplanë transportues ushtarakë gjermanë transportuan 311 persona, përfshirë bullgarë, nga Sudani në Jordani, nga ku do të shkojnë në vendet e tyre të origjinës, njoftoi BTA, duke cituar Associated Press. Fluturimet pritet të vazhdojnë për aq kohë sa të lejojë situata e sigurisë. Zëvendësministri i punëve të jashtme i Bullgarisë, Kostadin Koxhabashev, në një konferencë informoi se nga gjithsej 31 shtetas bullgarë që shprehën dëshirën për evakuim nga Sudani, 21 u evakuuan, ndërsa 10 të tjerë janë ende në Sudan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP i bëri thirrje Prokurorisë që të përgjigjet shpejt ndaj raporteve për një votim të manipuluar

Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..

botuar më 24-11-01 4.17.MD
Tihomir Vasilev

Një iniciativë qytetare bëri thirrje për anulimin e zgjedhjeve

Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kështu kërkon Iniciativa Qytetare për mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e 51-të Kombëtar, raporton reporteri i BNR-së, Daniell Inkov. Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet..

botuar më 24-11-01 3.26.MD
Dimitër Gllavçev

Kabineti zyrtar nuk do të kërkojë apelim të zgjedhjeve parlamentare

Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..

botuar më 24-11-01 3.08.MD