Azerbajxhani planifikon të dyfishojë furnizimet me gaz natyror në Evropë deri në vitin 2027. Këtë e bëri të ditur në Sofje presidenti i Azerbajxhanit, Illham Aliev. Ai ishte i ftuar special në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve të sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë (“Bullgartransgaz”), Rumanisë (Transgaz), Hungarisë (FGSZ), Sllovakisë (Eustream) dhe Kompanisë Shtetërore të Naftës të Azerbajxhanit (SOCAR). Dokumenti ka të bëjë me nismën e Unazës së Solidaritetit të propozuar nga Bullgaria, e cila synon të rrisë sigurinë e furnizimit me gaz natyror në Bashkimin Evropian. “Memorandumi do të rrisë konektivitetin midis vendeve dhe do të rrisë kapacitetin e rrjeteve të tyre të transportimit të gazit”, tha presidenti Rumen Radev, i cili është nikoqir i veprimtarisë.
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..