Në Maqedoninë e Veriut ka 3500 bullgarë, tha ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Shifra u kundërshtua nga eurodeputetët bullgarë. Ata ngritën çështjen e keqtrajtimit të bullgarëve maqedonas në ish-republikën jugosllave.
"Ne e dimë se edhe sot mbi 120 000 qytetarë maqedonas kanë nënshtetësi bullgare bazuar në origjinën e tyre etnike bullgare," tha Andrej Kovaçev. Ai i quajti “të paprecedentë” akuzat e prokurorisë së Maqedonisë së Veriut ndaj kryetarëve të klubeve bullgare në Ohër dhe Manastir, se ato nxisin urrejtje. Qëllimi ynë kryesor është tejkalimi i të gjitha këtyre problemeve që vijnë nga e kaluara dhe anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE, theksoi Kovaçev.
Osmani siguroi se bullgarët do të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...
Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..
Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..