Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli “Shevica” shënoi 10 vjetorin e krijimit me shfaqje në Pallatin Kombëtar të Kulturës

“Në pasqyrën e ujit” - një histori muzikore e vallëzimit për dashurinë, vdekjen dhe xhelozinë

Me pjesëmarrjen speciale të muzikantit xhaz Teodosij Spasov

4
Foto: Facebook/Shevitsa

“Bozhura zbriti poshtë, arriti në skajin e shkëmbit, u ul në gjunjë dhe u përkul. Në ujë, si në një pasqyrë, imazhi i saj u duk, e shikoi dhe i buzëqeshi.”

“Në pasqyrën e ujit” është titulli fillestar i tregimit “Bozhura” i mjeshtrit bullgar të tregimit të shkurtër Jordan Jovkov. Kjo ishte edhe titulli i premierës së Ansamblit Përfaqësues Folklorik “Shevica” me të cilën ai shënoi 10 vjet nga themelimi. Performanca ishte me pjesëmarrjen e veçantë të ekzekutuesit virtuoz të fyellit – muzikantit xhaz Teodosij Spasov.

Historia tragjike e ciganes zeshkane syzezë Bozhura dhe antitezës së saj – bukuroshes së bardhë bionde Ganilla – të dyja të dashuruara me ahengun Vasillço, u rikrijua nga koreografi Petër Angellov. Ai gjithashtu luan rolin kryesor mashkullor. Muzika është e kompozitorit Dr. Petjo Krëstev. Të gjitha kostumet janë autentike të mbledhura nga rajone të ndryshme të Bullgarisë.

Petër Angellov

Petër është krijuesi i Ansamblit “Shevica”, drejtor artistik dhe, siç i pëlqen të bëjë shaka me ansamblin 140 anëtarësh, “patriarku” i tij. Në fund të fundit, patriark është një fjalë e përshtatshme që përshkruan atmosferën familjare në këtë formacion folklorik, përndryshe, mjaft të madh.

“Në këtë kolektiv unë mbledh njerëz. Ne nuk kemi nevojë për profesionistë - këngëtarë apo kërcimtarë, sepse i bëjmë vetë. Ne mbledhim njerëz me zemër të mirë, me shpirt të madh... për të qenë shembull – i shpjegoi Petër Angellov drejtueses së “Horizontit të natës” Karmen Manukjan. - Kjo është arsyeja pse gjërat po shkojnë mirë për ne.  Të gjithë ata që vijnë tek ne e ndjejnë këtë dhe, kur qëndrojnë, qëndrojnë pikërisht për shkak të këtij ambienti familjar.”

Shprehja “pas çdo burri të suksesshëm është një grua e fortë” vlen me forcë për Petër Angellov dhe gruan e tij Alina. Por me një korrigjim të vogël - jo “prapa”. Alina Malevska-Angellova është krah për krah me bashkëshortin e saj në aventurën “Shevica”. Ajo është këngëtare në korin e ansamblit, por edhe bashkëmendimtare në të gjitha idetë krijuese. Dy fëmijët e tyre, Karlla dhe Dalia, kërcejnë dhe këndojnë gjithashtu.

Edhe muzikantit Teodosij Spasov i bëri përshtypje atmosfera familjare pas provës së parë me koristët e Ansamblit “Shevica”.

Teodosij Spasov

“Ishte një përjetim shumë i këndshëm, sepse nuk kam parë një kor të tillë kohët e fundit, kaq të madh - 44 interpretuese. Tingulli është aq i pasur kur shumë këngëtare këndojnë së bashku. Dirigjentja, zonja Çakërova, ka mbaruar akademinë në Plovdiv, ku kam studiuar edhe unë, dhe me këtë kor amatorësh ia del shumë mirë. Çfarë tjetër më bëri përshtypje - ata janë si një familje.”

Dirigjentja e korit Sonja Çakërova shpjegon se për të është e dobishme të punojë me njerëz, të cilët “rizbulojnë folklorin dhe këngën në përgjithësi, edhe në një moshë të mëvonshme, sepse amatorët artistikë ruajnë pikërisht autenticitetin, qoftë edhe të ndjenjave.

Sonja Çakërova

Si Petër ashtu edhe Alina kanë profesione të tjera. Ai është pronar i një punishteje picash në qendër të kryeqytetit.

Alina Malevska-Angellova është asistente drejtoreshë në Liceun Francez në Sofje. Ajo është mbajtësja e urdhrit të tretë më të rëndësishëm në Francë, krijuar nga Napoleoni në vitin 1808. Që nga viti i kaluar, Alina është Kalorëse e Urdhrit të Palmave Akademike.

Familja e Alinës dhe Petrit

Me mjetet nga shfaqjet Ansambli Përfaqësues Folklorik “Shevica” zhvillon aktivitete bamirëse përmes fondacionit të tij “Shevica”. Ndër kauzat e tyre janë restaurimi i një manastiri shkëmbor afër fshatit Karllukovo, restaurimi i manastirit “Shën Theodor Tiron” në fshatin Zemerica, vendosja e bursave për fëmijët e talentuar nga shkollat ​​e arteve folklorike në Kotell dhe Shiroka Llëka. Botimi i librit të Diljana Kurdova “Mendime për kostumin kombëtar bullgar” është një nga projektet më të fundit të Fondacionit “Shevica”.

Pas premierës së shfaqjes “Në pasqyrën e ujit”, artistët nuk do të pushojnë. Kori i ansamblit do të bëjë regjistrimet për diskun e parë të “Shevica”. Valltarët po shkojnë në një turne dyjavor për të marrin pjesë në një prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare në Lima të Perusë.

Tekst: Elizabet Radkova /mbi bazë të intervistës së Karmen Manukjan BNR “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/Shevitsa, Facebook/Theodosii Spassov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kënga popullore bullgare nuk mund të përkthehet, por është magnetike për botën

Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..

botuar më 24-06-18 8.35.PD

"A do të puth" – kënga më e re e interpretueses Dani Ilieva

Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..

botuar më 24-06-17 8.10.PD

“Liruar” – humor veror me Innerglow

Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..

botuar më 24-06-14 8.15.PD