Me rastin e 40-vjetorit të përfshirjes së Manastirit të Rillës në Listën e Trashëgimisë Botërore, në periudhën 24-28 prill 2023, në selinë e UNESCO-s në Paris, prezantohet ekspozita fotografike me titull “Zemra e Bullgarisë”. Ajo paraqet 20 fotografi mbresëlënëse nga Manastiri i Rillës dhe është nën patronazhin e Kishës Ortodokse Bullgare.
Në hapje u prezantua historia e Manastirit të Shenjtë të Rillës, rëndësia e tij si trashëgimi kulturore botërore dhe roli i tij në ruajtjen e spiritualitetit bullgar ndër shekuj, njofton Ministria e Punëve të Jashtme bullgare.
"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..
A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..
Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..