Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konfederata e Sindikatave të Pavarura protestoi me një procesion në Sofje dhe bllokoi një kryqëzim kyç

Foto: BGNES

Me sloganin "Për të drejtën e shoqërimit dhe pagave të mira!" Konfederata e Sindikatave të Pavarura /KNSB/ bllokoi kryqëzimin kyç “Orllov Most” në Sofje. Kryetari i KNSB-së, Pllamen Dimitrov, tha se insistojnë në miratimin urgjent të buxhetit për vitin 2023 dhe se nevojiten 400 milionë euro për rritjen e pagave në sektorin shtetëror, duke përfshirë Radion Kombëtare Bullgare /BNR/ dhe Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/.

Foto: BGNES

Më 1 janar 2024, Bullgaria duhet të vendosë, si të gjitha vendet anëtare të BE-së, një taksë korporative minimale prej 15%. Nuk e di se pse të gjithë politikanët thonë se nuk do të rrisin taksat, pyeti Dimitrov në BNT. KNSB propozon një reformë tatimore në të cilën do të ketë 15% TVSH, 15% tatim mbi fitimin e korporatave, 15% tatim mbi të ardhurat dhe paga minimale do të jetë pa taksa.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 13 majin

Gjatë natës , do të ketë reshje në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive pas mesnatës, në rajonet jugperëndimore të vendit. Do të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do..

botuar më 25-05-12 7.40.MD

Anëtarë të komisioneve zgjedhore hetohen për mungesë fletësh votimi

Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali, Bllagoevgrad dhe Sofje. Gjatë një inspektimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me një çështje që lidhet me..

botuar më 25-05-12 6.18.MD
Rumen Radev

Presidenti i paraqiti Parlamentit propozimin për një referendum mbi euron

Presidenti Rumen Radev i paraqiti Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen "A jeni dakord që Bullgaria të vërë në qarkullim monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?". Propozimi..

botuar më 25-05-12 5.34.MD