Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev ka udhëtuar vetëm në xhip me truprojën e tij, tha ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev para parlamentit në përgjigje të një pyetjeje parlamentare.
“Rruga në të cilën ka udhëtuar Geshev ka qenë e zakonshme për të. Personalisht e kam parë makinën e dëmtuar nga shpërthimi - ka dëme të vogla: bëhet fjalë për një vrimë në njërin far dhe depërtim të një saçme nga një rikoshet. Lloji i eksplozivit nuk lejon që vala goditëse apo mbeturinat të depërtojnë në kabinën e pasagjerëve të këtij automjeti të blinduar”, shtoi Demerxhiev.
Ministri deklaroi se nuk e di nëse personi nga Izraeli i cili ka marrë pjesë në inspektim është ekspert. Ai është dërguar në vendngjarje nga hetuesit dhe ka mbërritur në Bullgari në të njëjtën ditë kur shpërtheu bomba.
Ne do të paraqesim një buxhet për të stabilizuar financat publike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë në Këshillin e Ministrave. “Kam mbështetjen dhe besimin e plotë se GERB do të qëndrojë fort pas këtij buxheti, në funksion të synimeve që..
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..