"Ne duam të dëgjojmë se çfarë po planifikon Maria Gabriel - nëse bëhet fjalë vetëm për ndryshimin e një personi apo për një reformë të plotë gjyqësore," u tha gazetarëve Nikollaj Denkov nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) përpara takimit të sotëm midis koalicionit të tij dhe GERB-SDS. E nominuara për kryeministre Gabriel njoftoi se hapi i parë i kabinetit të saj eventual do të ishte kërkesa për dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev.
Deputeti sqaroi se PP-DB nuk ka ndërmend ta mbështesë këtë kabinet, por qëllimi është të kuptojë se çfarë propozon pala tjetër. “Pse ka ndryshuar papritur qëndrimi ndaj Ivan Geshevit, pasi ai ishte mbrojtur me këmbëngulje kaq shumë vite”, pyeti Denkov, duke theksuar se PP-DB kërkon garanci për realizimin e qëllimeve të mira.
Ndërkohë, Presidenti Rumen Radev vuri në dukje para gazetarëve:
“Vështirë se më emocionon impulsi i papritur i zonjës (Maria) Gabriel (e nominuara për kryeministre) për të kërkuar largimin e (Prokurorit të Përgjithshëm) Ivan Geshev. Për momentin, qëndron një pyetje shumë e rëndësishme - nëse kërkesa e saj është rezultat i një ndriçimi të vonuar me 3 vjet, i një katarsisi të papritur apo i një interesi të caktuar të njerëzve pas Maria Gabrielit".
Në qëndrimet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut mungojnë formulime që i referohen "identitetit maqedonas" dhe "gjuhës maqedonase". Ne pyesim se çfarë e bën të domosdoshme përfshirjen e këtyre kategorive..
Takimi Erdogan – Pashinyan: Përpjekje e re për përparim në marrëdhëniet turko-armene Presidenti turk Rexhep Erdogan u takua në Stamboll me kryeministrin armen Nikoll Pashinyan. Takimi u realizua në sfondin e mungesës së marrëdhënieve..
Sipas presidentit bullgar Rumen Radev, qeveria nuk është e vetëdijshme për interesin kombëtar të Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian. Kreu i shtetit komentoi raportin e miratuar këtë..
Në qëndrimet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut mungojnë formulime që i referohen "identitetit maqedonas"..