Këtë verë, turistët do të mund të marrin informacion dhe të rezervojnë çadra dhe shezlonge në bregdetin bullgar të Detit të Zi në kohë reale. Koncesionarët në plazhet tona detare kanë përgatitur një aplikacion që pritet të jetë funksional përpara hapjes zyrtare të sezonit më 1 qershor. Mund të shkarkohet përmes Google Play dhe App Store nga kushdo që dëshiron ta përdorë atë. Për momentin, nuk ka asnjë aplikacion tjetër të ngjashëm që në këtë shkallë mund të informojë përdoruesit për çmimet e karrigeve dhe çadrave të plazhit, mësojmë nga një intervistë me Simeon Cvetkov, kryetar i Shoqatës për Zhvillimin e Aktiviteteve të Menaxhimit të Plazhit Detar në faqen e internetit bgtourism.bg. Në këtë mënyrë, pushuesit do të mund të kontrollojnë nëse ka një çadër falas në një plazh të caktuar, në cilën linjë ndodhet, ta rezervojnë direkt dhe ta paguajnë online. Kjo do të shmangë praktikën e pagesës së palëve të treta dhe tarifat shtesë të paraportuara.
Rritja e çmimit të çadrave këtë verë nuk do të kalojë 15%. Çmimet më të larta për çadrat dhe shezlongët pritet të jenë rreth 10-15 leva, të cilat janë të krahasueshme me ato në plazhet e afërta në bregdetin grek, ku çmimet janë rreth 6-10 euro.
Më e lira do të jetë në kampingun Nestinarka, çmimi i një çadre apo shezlong atje do të jetë 0.36 cent.
Për më shumë:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..
Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..