Të quash “plehra politike” të zgjedhurit e popullit nuk është korrekte. Unë nuk jam në gjendje të ofroj ambasadorë që miratohen nga presidenti. Kështu, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, hodhi poshtë deklaratën e kryeprokurorit Ivan Geshev, i cili në një konferencë për media deklaroi se Borisov i kishte ofruar postin e ambasadorit në Turqi ose Izrael për të dhënë dorëheqje.
Borisov mohoi se ka ushtruar presion për çështjen “Barcelonagate”, për të cilën po hetohet.
Mendoj se dorëheqja është një zgjedhje personale. Unë vetë nuk kisha pritshmëri të tilla. Kështu në Kuvend kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Mustafa Karadajë ka komentuar fjalët e Geshevit.
Incidenti vetëm tregon nevojën për një reformë të madhe në drejtësi. Ky ishte komenti i kandidates së GERB-it për kryeministre, Maria Gabriel, para fillimit të konsultimeve me përfaqësuesit e DPS-së.Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë..