Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një rritje e lehtë e parashikimeve për rritjen ekonomike të Bullgarisë

Foto: ebrd.com

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim rriti parashikimet e saj për rritjen ekonomike të Bullgarisë në vitet 2023 dhe 2024, si dhe për rajonin e Evropës Juglindore. Rritja e ekonomisë bullgare pritet të jetë 1.3 për qind për vitin 2023 dhe 2.9 për qind për vitin 2024. Të dyja shifrat u rritën me 0.3 për qind nga parashikimet e mëparshme. Rritja e rajonit pritet të jetë 2.3 për qind në vitin 2023 dhe 3 për qind në vitin  2024.

Komisioni Evropian gjithashtu rriti pritjet e tij për rritjen ekonomike në Bullgari, por gjithashtu rriti inflacionin e pritshëm vjetor për vendin. Në parashikimin makroekonomik pranveror të komisionit shkruhet se Bullgaria deri në fund të vitit do të shënojë rritje të PBB-së prej 1.5 për qind. Në parashikimin e dimrit, rritja ishte 1.4 për qind.

Arsyeja e korrigjimit pozitiv është se Evropa u përballua më mirë me pasojat e luftës në Ukrainë. Rritja modeste e Bullgarisë është për faktin se bumi i eksporteve të vitit të kaluar nuk do të përsëritet në vitin 2023, për shkak të dobësimit të kërkesës së jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria prezantoi ushqimet kozmike në EXPO 2025 në Japoni

Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës..

botuar më 25-06-10 5.21.MD

Raportohet rritje e kërkesës për euro midis konsumatorëve bullgarë

Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane . Kjo u raportua nga financuesi Maks Bakllajan për Radio Varna. Ai shpjegoi..

botuar më 25-06-10 11.26.PD

Statistika Kombëtare raporton një rritje të qëndrueshme të PBB-së prej 3.1%

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..

botuar më 25-06-08 4.15.MD