Zv. Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov dha një sinjal në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes kundër Ivan Geshevit, duke deklaruar se Prokurori i Shtetit ka kryer tre krime. I pari - për mbledhjen e parregulluar të informacionit, i referohet një bisede të regjistruar me anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Jordan Stoev. I dyti lidhet me përdorimin e bazës së pushimeve të prokurorisë në Borovec për një vendbanim personal. I treti është për ushtrimin e ndikimit ndaj prokurorit mbikëqyrës në hetimin “Barcelonagate”, në të cilin është përfshirë edhe emri i ish-kryeministrit Bojko Borisov. Prokuroria konfirmoi se raporti është pranuar dhe sqaroi se do të zgjidhet një prokuror mbikëqyrës përmes sistemit për ndarje të rastësishme të çështjeve. Borisllav Sarafov do të apelojë edhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, në mënyrë që organi të kontrollojë nëse Prokurori i Përgjithshëm nuk ka bërë shkelje disiplinore me këto veprime.
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më..