Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një grua bullgare sjell shpirtin e atdheut të saj në Tajlandë

Foto: arkiv personal

Bashkatdhetarja jonë Dejana Minçeva Viktorson prej 13 vitesh prezanton traditat, zakonet, kulturën, historinë dhe kuzhinën bullgare për banorët e ishullit Phuket, në Tajlandë. Në Phuket, Dejana njihet jo vetëm mes bullgarëve, por edhe si anëtare e Klubit Ndërkombëtar të Grave. Në ditën e kombësive të mbajtur në Shkollën Ndërkombëtare Britanike në Phuket në qershor të çdo viti, Dejana vesh një kostum popullor nga qyteti Kjusendill dhe gërsheton në gërshetat e saj flokët e ruajtura të gjyshes së saj.

Dejana ka lindur në Sofje dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve, për tekstile. Ajo ka punuar në kriptën e kishës “Shën Aleksander Nevski", ku zotëroi edhe teknikën e pikturimit të ikonave duke pikturuar ikona sipas besimit ortodoks. Për pazaret festive të bamirësisë, ku njerëz të kombësive të ndryshme mblidhen në ishullin Phuket, Dejana përgatit byrek dhe kos tradicional bullgar, si dhe dollma me gjethe hardhie. Byreku është një hit absolut mes banorëve të Phuket-it dhe të huajt në ishull më kanë thënë se nuk kanë ngrënë kurrë kos më të shijshëm se kosi bullgar”, thotë bashkatdhetarja jonë.

Ndonëse familja e saj kryesisht banon jashtë vendit dhe burri i saj është suedez, Dejana i ka mësuar djalit të saj Viktorit të gjitha zakonet bullgare, si lyerja e vezëve për Pashkë, veroret, survakane etj. Për ditën e kombësive edhe djali i saj vishet me kostum popullor bullgar dhe mban gjithmonë flamurin bullgar, pranë Dejanës gjatë festës. Në praninë e tyre nuk ka sesi të mos luhet edhe himni bullgar.


Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon pranimi i dokumenteve në kuadër të iniciativës për kthimin e bullgarëve nga jashtë vendit

Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...

botuar më 25-09-17 2.03.MD

Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë tashmë është nën kujdestarinë e Ambasadës Bullgare

Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator , njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook . “Për herë të parë, shkolla do të..

botuar më 25-09-17 12.48.MD

Ndryshimi i klimës ose faktorë të tjerë janë arsyet për një vit tjetër thatësire në vendin tonë

Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të para të dëborës dhe trazirave që pasojnë. Tani ndoshta ka ardhur koha për një parafrazim -..

botuar më 25-09-16 7.45.MD