Ka një dëshirë nga ana e GERB për përfshirjen e më shumë ministrave të tyre në projekt-kabinet, por ne kemi disa rregulla, deklaroi në parlament akademik Nikollaj Denkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).
“Preferenca jonë ishte për një format krejtësisht neutral dhe ekspert. Me shumë gjasa nuk do të marrim pjesë me përfaqësuesit tanë politikë në këtë kabinet, por do të japim mbështetje”, tha bashkëkryetari i DB-së Hristo Ivanov.
“Parimi i rotacionit po rrotullohet në drejtim të interesit personal dhe është antikushtetues. Ne do të jemi në opozitë me koalicionin mes dy pushteteve të para”, komentoi Stanisllav Ballabanov nga “Ka një popull të tillë” (ITN).
“PP-DB nuk tregoi aspak dëshirë për të biseduar me Partinë Socialiste Bullgare (BSP). Ata ranë dakord me GERB-in. Ky është një koalicion joparimor”, tha për bTV kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova dhe gjithashtu njoftoi se ata do të ishin në opozitë me një qeveri të tillë.
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin, Beogradin, Sofjen dhe Bukureshtin , raportojnë mediat rumune Digi24 dhe G4 Media. Në Bukuresht, ku pritet..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë Petër Dillov në takimin e punës me kryetarin e Konfederatës së..
Rruga drejt prosperitetit ekonomik të romëve kalon përmes legjitimimit kulturor, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prill, Ognjan Isaev, drejtor i programit “Mundësitë dhe Arritjet Arsimore” të Fondacionit “Trust i Alternativës..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd..