Banorët dhe mysafirët e Burgasit tani mund të përfitojnë nga një tjetër atraksion në qytetin bregdetar, i cili do t'i njohë me ato që po ndodhin në Kozmosin e pafund. Bëhet fjalë për planetarin e sapohapur, që ndodhet në zonën e terminalit të portit Burgas-lindje, pranë Qendrës së Kongresit. Struktura e shkëlqyer sferike e këtij objekti të teknologjisë së fundit lejon njëkohësisht 50 persona të marrin pjesë në vëzhgimin e hapësirës.
Planetari i ri do të punojë pa ditë pushimi, ndërsa me rastin e festës së fëmijëve – 1 qershor, hyrja për projeksionet do të jetë falas. Ndërtesa është e disponueshme për të bërë orë mësimi në gjeografi, si dhe në fizikë dhe astronomi. Janë të mirëseardhur edhe personat me aftësi të kufizuara, pasi edhe atyre u sigurohet aksesi i nevojshëm.
Autor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: burgas.bgMe një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..
Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të përshëndeten nga Dolli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Flipër, të cilët do të performojnë kërcime së larti,..
Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së “Fshatrat më të mirë turistike”. Ideja e programit ndërkombëtar nuk..
Platformat për rezervim të hoteleve dhe ekskursioneve në Bullgari raportojnë interes të lartë si ndaj resorteve tona tradicionale bregdetare dhe spa,..
Primorsko është kryeqyteti i ri detar i sportit dhe kulturës, njoftoi bashkia. Sot, 23 maj, në qytetin bregdetar të Detit të Zi do të jepet fillimi..