Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit - kandidati për kryeministër nga grupi i dytë parlamentar më i madh në Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB).
"Si president dhe komandant i përgjithshëm, jam thirrur të mbroj shtetin bullgar. Prandaj është e papërshtatshme që t'ju jap një mandat dhe t'jua besoj fatin e Bullgarisë në duart e liderëve tuaj pas të dhënave të zbuluara...”, tha presidenti Radev.
Megjithatë, ai shtoi se është i detyruar të mbrojë edhe Kushtetutën, në bazë të së cilës duhet t'ia dorëzojë mandatin eksplorues forcës së dytë parlamentare. Presidenti i bëri thirrje koalicionit që të rishqyrtojë përshtatshmërinë e shfrytëzimit të këtij mandati, i cili, sipas tij, tashmë është diskredituar.
"Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme që duhet të zgjidhë problemet e njerëzve dhe ta çojë përpara rrugën evropiane të Bullgarisë. Bullgaria gjithashtu ka nevojë për një parlament të qëndrueshëm, detyra më urgjente e të cilit është miratimi i buxhetit, nga i cili varen pagat, pensionet, shpenzimet kapitale...", u përgjigj Nikollaj Denkov. "Shpresoj se përpjekja jonë do të mbështetet dhe se javën e ardhshme do të kemi një qeveri të qëndrueshme të rregullt", shtoi ai.
Mandatin e parë për formimin e kabinetit, kandidatja e GERB-SDS për kryeministre Maria Gabriel ia ktheu të paplotësuar presidentit Rumen Radev. Më herët doli se dy forcat më të mëdha në parlament kishin rënë dakord për një kabinet me mandat të dytë, i cili do të kishte një kryeministër me rotacion dhe do të kryente një reformë kushtetuese të sistemit të drejtësisë. Mirëpo, mes mandatit të parë dhe të dytë, një deputet nga PP-DB përhapi një incizim skandaloz të një mbledhjeje të PP-së, si pasojë e të cilit GERB i ngriu negociatat me PP-DB.
Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të Kryeministrit Rosen Zheljazkov drejtuar Kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz. Në urimin drejtuar..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi kontingjentin ushtarak bullgar nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) me rastin e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Ajo mori pjesë në një ceremoni zyrtare në Prishtinë...
Në Shkup, u fye flamuri trengjyrësh bullgar. Shiritat u grisën nga kurorat e vendosura në varrin e revolucionarit bullgar dhe luftëtarit për lirinë e rajonit gjeografik të Maqedonisë, Goce Dellçev. Sulmi ndodhi në oborrin e manastirit "Shën Spas" në..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e..
Gjykata Themelore në Manastir shpalli një dënim me kusht prej 1 viti me periudhë prove prej 2 vitesh në procesin gjyqësor kundër Ljubço Georgievskit,..