Nëse votimi i buxhetit të shtetit zvarritet, mësuesit do të hyjnë në grevë pasi nuk mund të marrin rritjen e kontraktuar të pagave të tyre nga 1 janari i këtij viti, tha për BNT kryetarja e Sindikatës së Mësuesve Bullgar, Janka Takeva. Ajo shpjegoi se në shkollat e mesme ka mungesë të mësuesve në lëndët matematikë, informatikë, biologji, gjuhë të huaja. “Që të hyjnë mësuesit e rinj në klasa duhet të kenë një tjetër nxitje”, theksoi ajo. Prandaj sindikata propozon që paga fillestare për të sapombaruarit e arsimit të lartë të jetë 1900 leva (972 euro). Sipas Takevës, në të gjithë vendin nevojiten 5-6 mijë mësues. Aktualisht shumë pensionistë janë të punësuar për të lehtësuar mungesën e mësuesve.
Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..
Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..
Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..
Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°, në Sofje 11°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës do të ketë..
Sipas një raporti të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, në vitin 2024 do të ruhet intensiteti i lartë i shkeljeve ndaj sigurisë kombëtare në..
Një ekspozitë me vizatime të fëmijëve do të shënojë fillimin e Festivalit Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore " Diko Ilev 2024" në qytetin Montana..