Grupe folklorike bullgare nga vende të ndryshme evropiane mblidhen për të kënduar dhe kërcyer në edicionin e tetë të takimit "Në mejdanin e Bullgarisë jetër". Eventi zhvillohet në datat 3 dhe 4 qershor në kryeqytetin çek, Pragë, dhe tema është Festivali i Trëndafilit – mbledhja e trëndafilave në Luginën e Trëndafilave. “Do të marrin pjesë 80 grupe nga vende të ndryshme, do të ketë koreografë të ftuar, muzikë live, valle dhe shumë surpriza të tjera”, tha për BTA, Todor Ralev – koreograf në ansamblin “Bullgarë” në Pragë dhe organizator i takimit të këtij viti. Në të do të marrin pjesë afro tre mijë bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Francë, Britaninë e Madhe, Spanjë, Belgjikë, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Itali, Suedi, Poloni etj.
Komuniteti bullgar në kryeqytetin çek do të demonstrojë ritualet tipike të rajonit të Kazanllëkut, të lidhura me mbledhjen e trëndafilave. Ngjarja përkon me festimet e 120-vjetorit të festës së parë të trëndafilit në Kazanllëk, i njohur si kryeqyteti i Luginës së Trëndafilave. “Qëllimi është që të gjithë së bashku, dorë për dore, të mblidhemi, të kërcejmë në sheshin e improvizuar, të argëtohemi së bashku, të shkëmbejmë informacione dhe përvoja dhe të largohemi me qindra miq të rinj”, thotë Todor Ralev.
Në vitin 2015 lindi ideja për t'u dhënë mundësi të gjitha formacioneve folklorike bullgare, që punojnë jashtë kufijve të Bullgarisë, të takohen çdo vit në një vend tjetër, të njihen me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë ide dhe informacione dhe mbi të gjitha – të argëtohen së bashku në skenën e Bullgarisë sonë tjetër dhe të bëhen miq jo vetëm në rrjetet sociale, transmeton BTA.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: arkiv personal
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...