Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Kuvendi Popullor pritet të votojë përbërjen dhe strukturën e projekt-kabinetit “Denkov-Gabriel”, i formuar me mandatin e dytë eksplorues në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor. Problemi është nëse partitë politike do të arrijnë që ta kthejnë qeverisjen e shtetit në Kuvendin Popullor, siç është sipas Kushtetutës, apo proceset në Bullgari do të vazhdojnë të udhëhiqen nga kabineti zyrtar i formuar nga presidenti Rumen Radev. Marrëveshja ndërmjet dy formacioneve të para politike - GERB-SDS dhe PP-DB - përkufizohet nga shumë analistë si një “martesë leverdie” midis dy subjekteve politike reciprokisht mohuese. Megjithatë, vëzhguesit nuk mungojnë të vërejnë se me votën e tij populli bullgar i dha legjitimitet këtij zhvillimi të procesit politik.
Dy formacionet e para politike kanë një shumicë numerike për të zgjedhur kabinetin e formuar prej tyre. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), e cila ndër vite luan me sukses rolin e balancuesit në parlamentin bullgar, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë se si do të votojnë deputetët e saj. Dy parti të tjera të përfaqësuara në parlament, BSP dhe “Vëzrazhdane” janë kategorike se nuk do ta mbështesin. Në një postim në Facebook, lideri i këtij të fundit, Kostadin Kostadinov, u bëri thirrje mbështetësve të tij të protestojnë para Kuvendit Popullor për të treguar se nuk janë dakord që “Bullgaria të qeveriset nga një kabinet spiunazhi dhe tradhtie”.
“Kjo është një qeveri e krijuar nën presionin e jashtëm dhe nevojën e brendshme – komentoi deputeti Kristijan Vigenin nga BSP. - Një qeveri që synon kryesisht mbrojtjen e liderit të GERB-it Bojko Borisov nga ndjekja penale dhe kthimin në pushtet të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, i cili dështoi në kabinetin e fundit pikërisht në temat që tani theksohen si arsye e ekzistencës së saj.”
Megjithë kritikat, ai pret që qeveria e rregullt e mundshme dhe një parlament funksionues të kenë një kontribut pozitiv – “për të rivendosur disi rendin kushtetues në vend”.
Ka një sërë sfidash me të cilat do të përballet përbërja e re e Këshillit të Ministrave, por ka një prioritet kryesor:
“Kjo qeveri është e thirrur që të vendosë, nëse jo një fund, të paktën një frenim të zhvillimit të krizës institucionale – komentoi politologu Ognjan Minçev. - Nëse kriza nuk kapërcehet me vendime urgjente, duke përfshirë edhe shumicë e cila supozon ndryshime kushtetuese, atëherë mund të vërehet një kalim jo vetëm nga një krizë politike në një krizë institucionale, por nga një krizë institucionale në një krizë kushtetuese, e cila do të ketë pasoja dramatike për të ardhmen demokratike të Bullgarisë.”
Politologu Tonço Kraevski parashikon një vonesë të mundshme me dy nga prioritetet kryesore të kabinetit - Shengen dhe Eurozonën. Si rezultat PP-DB dhe GERB-SDS nuk do të jenë në gjendje të justifikojnë “çmimin e madh politik që paguajnë për këtë koalicion”:
“Kjo është më e rëndësishmja për ta për t’u arritur dhe nëse nuk do të ndodhë deri në fund të vitit, dhe nëse në zgjedhjet vendore pason një rezultat i dobët i njërit prej formacioneve - kjo mund të çojë në shpërbërjen e vetë koalicionit, sepse do të kthehet në një negativ shumë të madh për të dy formacionet.”
Pedagogu i komunikimeve politike, Prof. Rosen Stojanov është i bindur se kabineti i rregullt i ardhshëm meriton 100 ditë tolerancë.
Frika nga prokuroria, presidenti dhe zgjerimi i ndikimit të nacionalistëve nga “Vëzrazhdane” mund t’i lejojë qeverisë të ketë një horizont më të gjatë, ndoshta rreth një vit e gjysmë - mendon gazetari Ljubomir Minçev dhe shton:
“Nëse nuk bëjnë kompromise të mëdha, atëherë do të vazhdojë diktatura e kreut të shtetit Rumen Radev. Një situatë e tillë politike mund t’ju bëjë të bëni kompromise. Sa i përket marrëveshjeve dhe negociatave në prapaskenë, ato do të bëhen të qarta më vonë.”
Është gjithashtu e rëndësishme se çfarë mendojnë njerëzit për situatën politike që u krijua. Një sondazh i Agjencisë “Alpha Research” i porositur nga BNT tregon se 52% e të pyeturve do të mbështesin qeverinë, 35% do të votojnë kundër dhe 13% abstenojnë. Të dhënat janë nga intervistat telefonike të kryera me 400 shtetas të rritur në të gjithë vendin.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..