Futbollistët e “Lludogorec” /Razgrad/ fituan titullin e kampionit në Kampionatin Bullgar të Futbollit për të 12-tën herë rekord. Në Varna si mysafirë të “Çerno More” ata fituan me rezultatin 1:0. Në të njëjtën kohë, CSKA-Sofja mposhti Levski me rezultat 2:0. Në fund, “Lludogorec” përfundoi me një pikë përpara CSKA-Sofja në renditjen përfundimtare. CSKA 1948 zuri vendin e tretë, dhe “blutë” e “Levski” mbetën të katërt.
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..