Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për një punonjës në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 0.3% krahasuar me tremujorin e parë të 2022, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Për të njëjtin tremujor, rritje e dobët vërehet tek të punësuarit në sektorin e shërbimeve (60.8% në 2023 kundrejt 60.2% në 2022), dhe një rënie e lehtë në industri (25.6% kundrejt 25.7%) dhe në sektorin e bujqësisë (13.6% kundrejt 14.1%).
Çdo punonjës krijon mesatarisht PBB me vlerë 27.8 leva / 14.21 euro/ për një orë pune. Të dhënat tregojnë gjithashtu se produktiviteti i punës është më i ulëti në sektorin e bujqësisë - 6.3 leva /3.22 euro/ vlerë e shtuar bruto për një orë pune.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..