Nuk është klishe që grupi “Ostava” ka më shumë se 30 vjet që bën muzikë autentike me tekste në të cilat e shohin veten disa breza. Këtë verë ata kanë dy turne - si në skenat e tyre në shtëpi, ashtu edhe jashtë vendit. Ato fillojnë në datat 9, 10 dhe 11 qershor, kur djemtë “do të pushtojnë” Berlinin, Vjenën dhe Munihun.
"Ne nuk kemi pasur shfaqje në Gjermani për disa vite, që para pandemisë Covid, kështu që jemi shumë të emocionuar," tha frontmeni i “Ostava” dhe autori kryesor i teksteve, Svilen Noev. - "Në këto qytete është gjithmonë shumë bukur, kemi shumë miq atje. Shumë të rinj bullgarë studiojnë në Gjermani dhe Austri, kështu që jam i lumtur që do të këndojmë përsëri këngët tona”, shtoi muzikanti.
I pyetur se cilat këngë këndon publiku më shumë në këto koncerte – hitet e vjetra apo të rejat, ai përgjigjet se të rinjve – 20-25 vjeç – u pëlqejnë më shumë këngët nga dy albumet e tyre të fundit “Oqeani” dhe “Oksigjeni”, si p.sh. kënga "Depërtimi" dhe kënga e fundit "Klisheja". Por ata i duan edhe këngët e tyre të para: "Sigurisht, hiti më i madh është "Çokollata" - e vendos në mes të koncertit dhe pastaj të gjithë fillojnë të këndojnë, të puthen, krijohet një atmosferë dashurie”, shpjegon Svilen, duke shtuar:
"Këngët e reja pëlqehen më shumë nga publiku. "A do të vish me mua", "Njeriu i vogël" dhe "Fushat e lulediellit" janë “mega hite”. Por nuk duhet të harrojmë këngët e vjetra - ato janë shumë melodike dhe më të thjeshta nga pikëpamja e harmonisë. Në atë kohë Zhoro dhe unë ende po mësonim se si të kompozonim. Fundi i viteve '90 ishte një periudhë post-grunge, post-Britpop, ishte një kohë, kur ne dëgjonim muzikë amerikane dhe angleze dhe thjesht donim të bënim këngë të mira. Në këngët e reja përsëri i ndjekim trendet botërore... Mundohemi të konkurrojmë me më të mëdhenjtë në botë, që të ndihemi të sigurt se nuk jemi retro. Është rrezikshëm t’i thoni një njeriu 40-vjeçar se është legjendë dhe ai të këndojë "Çokollata" gjithë jetën. Unë desha të kompozoj shumë këngë të tjera - të paktën 50-60 këngë të mira, kështu që çdo ditë dëgjoj albume të reja dhe frymëzohem nga të rinjtë”.
Pas kthimit nga Berlini, Vjena dhe Munihu, djemtë nga “Ostava” do të vazhdojnë turneun e tyre në Bullgari - më 1 korrik do të jenë në Teatrin Veror në Burgas, ndërsa më 16 dhe 17 shtator do të luajnë në kinemanë verore "Orfeu" - Plovdiv dhe në Teatrin Veror në Ruse. Kështu, pas koncertit të tyre super të suksesshëm kushtuar përvjetorit të grupit në sallën Nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, muzikantët do të sjellin rock and rolli-n dhe emocionet në skenat e hapura anembanë vendit.
Kënga “Klisheja” është shumë personale, siç është edhe videoklipi, në të cilin përveç muzikantëve merr pjesë edhe familja e frontmenit të grupit. Është një vizion elegant retro që ju ofrojmë të shikoni”:
Mund të shikoni gjithashtu:
Albumi i ri i 16-të në studio i këngëtarit Grafa "Sinergjia" është një koncept gjithëpërfshirës dhe shumë personal që lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij muzikore. Në përmbledhjen prej dhjetë këngësh, muzikanti na çon nëpër kujtimet e..
Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin e tyre debutues “Supernova”, patën një turne në Bullgari dhe, megjithëse shumë të reja, tashmë..
Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Me një koncert solemn, orkestra do të festojë 25-vjetorin e themelimit të saj. Dirigjenti do të..
Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti,..
"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave..