Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti i rizgjedhur Erdogan rinovoi qeverinë turke

Presidenti turk Rexhep Erdogan prezantoi qeverinë e tij si “kabinetin e shekullit të ri”. Vetëm Mehmed Ersoj në turizëm dhe Fahrettin Koxha në shëndetësi mbajnë postet e tyre në qeveri. Shefi i inteligjencës Hakan Fidan mori përsipër politikën e jashtme. Ish-zëdhënësi presidencial Ibrahim Kallën mori përsipër inteligjencën. Mehmed Shimshek kthehet si ministër i financave. Ministri i ri i brendshëm, Ali Jerlika, ishte deri tani guvernator i qarkut të Stambollit. Në krye të mbrojtjes është ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm turk, gjeneral Gyler Jashar. E lindura në Belgjikë Mahinur Gjoktash është ministre e familjes dhe çështjeve sociale. Hafize Erkan, e cila ishte drejtoreshë ekzekutive e bankës së falimentuar “First Republic” në SHBA, drejton Bankën Qendrore Turke, njofton Anadolu Agency.

Sofja i kërkoi Greqisë të patrullojë qiellin bullgar

Bullgaria i kërkoi Greqisë aeroplanë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore në kuadër të programit “NATO air policiing”, shkruan gazeta “Kathimerini”. Forcat ajrore greke, së bashku me forcat ajrore italiane, tashmë kryejnë misione të ngjashme mbi Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ministria bullgare e Mbrojtjes saktësoi se patrullimi është i mundur me vendimet e miratuara për të garantuar sigurinë në krahun lindor të NATO-së për një periudhë të caktuar shtesë. Forcat Ajrore Bullgare do të vazhdojnë të përmbushin angazhimet e tyre kombëtare për të qenë në detyrë në Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore të NATO-së NATINAMDS dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore kombëtare dhe aleate. Nëse është e nevojshme, detyrat do të kryhen me avionë grekë nga aeroportet greke, saktësoi ministria.

Deri në fund të vitit në Serbi do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Zgjedhjet e parakohshme u shpallën nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç. Ajo deklaroi se dorëheqja e saj është në tavolinë dhe se e vetmja rrugëdalje nga kriza pas vrasjeve masive në fillim të majit është që Serbia të shkojë në zgjedhje, sepse opozita, e cila organizon protesta masive në Beograd çdo javë, nuk dëshiron të negociojë me autoritetet. Vuçiç tha se rruga nuk do të zgjedhë se kush do të qeverisë dhe se nuk do të ketë qeveri kalimtare. Ai shpalli masat e ardhshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve: rritje të pagave në arsim dhe shëndetësi me 5% nga shtatori dhe nga dhjetori me 10% të tjera; rritje të pensioneve me 5.5% nga tetori dhe nga janari me afro 15%. “Nuk do t’ua dorëzoj pushtetin pa zgjedhje”, tha Vuçiç cituar nga gazeta “Veçernje novosti”.

Tensioni në Kosovë me komunat serbe është larg të qenit i zgjidhur

“Nuk kam marrë ultimatum ndërkombëtar për situatën në veri”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se gjërat atje nuk mund të zgjidhen me presion apo kërcënime, transmeton portali Kossev. Deklarata vjen pasi Kurti u takua me të dërguarit special të SHBA-së Gabriel Eskobar dhe BE-së Mirosllav Llajçak. Portali Albanian Post pas takimit shkroi se janë duke u përgatitur sanksione ndaj Kurtit dhe Kosovës, për shkak të përshkallëzimit dhe përplasjeve pas tentativës për të vendosur kryetarët shqiptarë të zgjedhur zyrtarisht të 4 komunave të banuara me serbë. Beogradi i kërkoi SHBA-së dhe BE-së zhvillimin e zgjedhjeve të reja në komunat serbe. Pa u autorizuar nga askush, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama çuditërisht njoftoi se i kishte dorëzuar SHBA-së dhe BE-së projekt-statusin e Bashkimit të Komunave Serbe në Kosovë.

VMRO-DPMNE është për zgjedhje të parakohshme dhe kundër ndryshimeve kushtetuese

Hristijan Mickoski

Zgjedhjet e shpeshta në Bullgari janë faktor negativ për marrëdhëniet dypalëshe dhe eurodinamikën e Maqedonisë së Veriut, tha ministri i jashtëm Bujar Osmani për televizionin “Telma”. Për 2 vjet e gjysmë ai punoi me 6 ministra bullgarë, gjë që nuk e lejoi të krijonte “marrëdhënie besimi personale dhe institucionale”, thotë Osmani. Takimi i kryeministrit dhe lider të LSDM-së, Dimitër Kovaçevski, me liderin e forcës kryesore opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ishte pa rezultat. Ata nuk ranë dakord për një votim për ndryshimet në kushtetutë, me të cilat bullgarët të regjistroheshin si pakicë etnike. Regjistrimi është kusht për fillimin e negociatave të anëtarësimit ndërmjet BE-së dhe Shkupit. VMRO-DPMNE është kundër regjistrimit. Ndryshimet janë të realizueshme vetëm me mbështetjen e opozitës.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, kossev.info, balkaninsight.com


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD