Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova beson se rrjetet sociale janë kthyer në media manipuluese

Nënpresidentja Jotova
Foto: BGNES

Pas lajmeve të rreme qëndrojnë strategji që synojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të dobësojnë institucionet që funksionojnë mirë. Thashethemet e rreme dhe dezinformatat kanë qenë një kërcënim global për një kohë të gjatë, por sot rreziku është shumë më i madh sepse platformat digjitale po dhjetëfishojnë lajmet e rreme. Këtë e deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova para konferencës “Shoqëria e organizuar civile kundër dezinformimit”.

“Në kushtet e një mjedisi shumë konkurrues, media mbështetet në subvencionet e informacionit duke publikuar tekste nga mediat e huaja pa treguar origjinalin. Shpesh herë ata publikojnë vetëm një pjesë të atij origjinali, kështu që ata e ndryshojnë përmbajtjen. Ky është gjithashtu një lajm i rremë”, tha Jotova.

Mund të lexoni më tepër:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me rënien e Shengenit, pritet një rritje e turistëve verorë në bregun e Detit të Zi

Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..

botuar më 25-01-21 12.22.MD
Presidenti Radev

2025 do të jetë një pikë kthese jo vetëm për Bullgarinë, tha presidenti Rumen Radev

Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..

botuar më 25-01-21 11.31.PD

Bullgaria dhe Mali i Zi diskutuan bashkëpunimin për “Destinacionin Ballkani”

Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...

botuar më 25-01-21 10.02.PD