Futbollistët e shquar do të luajnë në Sofje në një ndeshje bamirësie të organizuar nga fondacioni i Stilijan Petrov, tha ish-kapiteni i Kombëtares. Ndeshja do të mbahet më 6 shtator në orën 17.000 në stadiumin “Vasill Levski”. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e pacientëve me kancer. Vetë Petrov vuante nga leukemia vite më parë.
Pikërisht 10 vjet më parë, në 2013, 62 mijë veta u ngritën në këmbë në ndeshjen time të fundit. 10 vjet më vonë fondacioni ynë do të organizojë një ndeshje bamirësie në Bullgari, "Ndeshja e Shpresës". Unë dhe familja ime e kaluam atë, por pa mbështetjen e popullit dhe tifozëve bullgarë - nuk do të kishim sukses”, tha Petrov.Ansambli bullgar i përbërë nga Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi titullin e gjithanshëm në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Medalja e argjendtë i shkoi kampiones aktuale..
Maria-Magdalena Kireva fitoi medaljen e artë në kategorinë 76 kg për femra në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Kishinau. Bullgarja mblodhi në dyluftim 226 kilogramë (106 dhe 120). Në podiumin në kryeqytetin e Moldavisë, ajo bëri prova të..
Ultramaratonisti i verbër malor Viktor Asenov tani është pjesë e Sallës së Famës të Everesting, raportoi Sportal.bg. Nga data 21 deri më 23 mars, Viktori i paepur, siç është i njohur vrapuesi, ka bërë 19 ngjitje të njëpasnjëshme pa gjumë nga..