Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forcat Ajrore Bullgare marrin pjesë në dy stërvitje ajrore

Foto: Ambasada e SHBA-së në Sofje

Nga data 12 deri më 30 qershor, Bullgaria është nikoqire e stërvitjes bullgaro-amerikane "Garda Trake - 2023". Ajo është pjesë e kremtimit të 30-vjetorit të fillimit të partneritetit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe Gardës Kombëtare të Shtetit të Tenesit. Nga ana bullgare do të përfshihen Forcat Ajrore dhe Komanda e Forcave të Përbashkëta dhe nga ana amerikane - ushtarë nga forcat tokësore dhe ajrore të Gardës Kombëtare të shtetit të Tenesit. Avionët C-130, C-17, C-21 do të dislokohen për stërvitjen në bazën ajrore Bezmer.

Aviacioni bullgar do të marrë pjesë edhe në stërvitjen më të madhe ajrore të NATO-s "Air Defender 23" deri më tani, njoftoi uebfaqja e Bundeswehr-it. 250 avionë luftarakë nga 25 vende do të stërviten nga 12 deri më 23 qershor në Gjermani për të zmbrapsur një ofensivë nga një vend lindor i paidentifikuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD