Kryeministri Nikollaj Denkov do t'u kërkojë të gjithë qeveritarëve të qarqeve që dhanë dorëheqje të marrin masa urgjente parandaluese kundër përmbytjeve të mundshme, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Me këtë rast ai foli me shefin e mbrojtjes dhe me drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve.
Për momentin afro njëqind ushtarakë janë duke marrë pjesë në aktivitetet për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet në komunën e Berkovicës, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Po punohet edhe për uljen e niveleve të digave “Klisurica” dhe “Ogosta”.
Mbrëmë rrugët në Berkovica u shndërruan në lumenj që bartnin vetura, dhjetëra shtëpi u përmbytën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Situata mbetet e rëndë edhe në komunën e Georgi Damjanovos.Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..
21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev...
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..