Seanca dëgjimore e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev në Strasburg me kërkesë të Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian ishte për tema të 2 viteve më parë - origjinën e fondeve në "Barcelonagate" dhe "Sirtaret" (raste të lidhura me liderin e partisë GERB Bojko Borisov - shënim red.), tha eurodeputeti Petër Vitanov. Sipas tij, akuzuesi ka folur për 20 minuta dhe rezultati do të pasqyrohet në raportin vjetor të monitorimit për sundimin e ligjit në Bullgari.
E vetmja eurodeputete bullgare – anëtare e komisionit monitorues në Parlamentin Evropian për luftimin e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit, Elena Jonçeva, tha se nga Ivan Geshev ka dëgjuar informacione shqetësuese për situatën në vendin tonë.
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..