Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekret për lirimin e Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Prgjithshëm të Republikës së Bullgarisë, njoftoi Zyra e Shtypit e Kreut të Shtetit.
Në fillim të javës, Këshilli i Lartë Gjyqësor votoi për shkarkimin e Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm me 16 vota “pro” dhe 4 vota “kundër”, pasi Kuvendi Popullor ndryshoi numrin e kërkuar të votave për lirimin e tij nga 17 në 13. Si arsye për shkarkimin e parakohshëm të Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm të republikës, magjistratët përmendin "veprimet që dëmtojnë prestigjin e gjyqësorit". Këshilli i Lartë Gjyqësor ia dërgoi vendimin kreut të shtetit Rumen Radev, i cili nga ana e tij nënshkroi një dekret për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas dekretit presidencial, vendimi përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vendosë për çështjen e shkarkimit të kryeprokurorit.
Ivan Geshev mori detyrën si Prokuror i Përgjithshëm në fillim të vitit 2020, me një mandat shtatëvjeçar.
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..