Digat në vendin tonë kanë vëllimet e lira të nevojshme për thithjen e masave ujore dhe respektohen vëllimet e përcaktuara të kontrollit. Në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit thuhet se u ndërmëarën të gjitha veprimet e mundshme për parandalimin e përmbytjeve. Krahas kësaj u sigurua monitorimi 24 orësh i objekteve.
Në të njëjtën kohë, rajoni i Plovdivit është në alarm emergjent, për shkak të reshjeve të mëdha të pritshme dhe rrezikut që lumenjtë Marica dhe Strjama të derdhen në zonat e qytetit Stambolijski dhe komunës Marica.
Situata në rajonin e qytetit Montana vazhdon të jetë kritike. Përveç qytetit Berkovica, janë të përmbytur edhe fshatrat Borovo dhe Gavrill Genovo. Vazhdon pompimi i ujit nga digat e afërta “Klisurica” dhe “Smirnenski”.
Lagje të përmbytura ka edhe në Sofje. Në “Suhodoll”, “Simeonovo” dhe “Dragalevci”, ekipet e zjarrfikësve pompojnë ujin nga shtëpitë e përmbytura.
U shpall një kod portokalli për 9 rajone në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore dhe një kod i verdhë për 7 rajone në Bullgarinë Qendrore, Veriore dhe Jugperëndimore.
Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë po aq absurde sa edhe abuzimi manipulues i tyre, thuhet në një pozitë të administratës..
Partia “Vëzrazhdane” paraqiti një projekt-rezolutë për tërheqjen nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi grupi parlamentar. Ata kërkojnë që qeveria të ndërpresë Marrëveshjen Themelore me OBSH-në për marrëdhënie..
Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..