Shoqata e Gjyqtarëve në Bullgari i bëri thirrje Plenumit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të emërojë një Prokuror të ri të Përgjithshëm në detyrë. Shoqata e Gjyqtarëve e përkufizoi vendimin e Kolegjiumit Prokurorial për zgjedhjen e Borisllav Sarafovit si ushtrues të detyrës së "Prokurorit të Përgjithshëm" si "një vendim tjetër të turpshëm, që dëmton rëndë autoritetin e gjyqësorit". Gjyqtarët kujtojnë se në fillim të skandalit në krye të Prokurorisë ata kërkuan dorëheqjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev dhe zëvendësit të tij Sarafov si pjesëmarrësit kryesorë në mekanizmat dhe rastet e ndikimit të padrejtë ndaj përfaqësuesve të lartë të gjyqësorit, përfshirë vetë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Pozicioni kërkon zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përgjithshëm me kompetencë dhe integritet të dëshmuar profesional, i cili është jashtë rrethit të zëvendësve të Ivan Geshev, pas diskutimit publik dhe paraqitjes së arsyeve të qarta. Gjyqtarët gjithashtu bëjnë thirrje që anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor të japin dorëheqjen pas zgjedhjes së ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..