Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Hristo Pimpirev prezanton librin e tij të ri

Prof. Hristo Pimpirev
Foto: Instituti Bullgar i Antarktikut

Sot më 21 qershor është premiera e librit “Evolucioni iKredës i ishullit Livingston, Antarktidë” të studiuesit polar Prof. Hristo Pimpirev. Instituti Bullgar i Antarktikut njofton se prezantimi është nga ora 18:00, në sallën e re të konferencave në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski". 30 vjet më parë, gjatë ekspeditës bullgare në Antarktidë në verën e viteve 1993-1994, filluan kërkimet në ishullin Livingston, ku ndodhet baza polare bullgare "Shën Kliment Ohridski". Deri atëherë, eksplorimet ishin të izoluara. Në librin e tij, Prof. Pimpirev përmbledh të dhënat e sintetizuara mbi stratigrafinë dhe evolucionin gjeologjik të ishullit Livingston gjatë Periudhës së Kredës.

Prof. Dr. Hristo Pimpirev është profesor i gjeologjisë në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", shkencëtar dhe eksplorues i njohur polar. Ai është themelues dhe kryetar i Institutit Bullgar të Antarktikut, drejtor i Qendrës Kombëtare për Kërkime Polare, udhëheqës i 31 ekspeditave kombëtare të Antarktidës, autor i dhjetë librave, tetë dokumentarëve dhe mbi 250 publikimeve shkencore. Ai është bullgari i parë që vendos flamurin kombëtar në Polin e Jugut, më 8 janar 2013.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ahmed Dogan

DPS – DPS ndryshoi emrin në APS

Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..

botuar më 25-06-27 11.37.PD

Një udhëzuesi i ri prezanton rrugët turistike të pelegrinazhit në Bullgari

Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..

botuar më 25-06-27 10.29.PD

Mjekët e rinj protestojnë përsëri

Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..

botuar më 25-06-27 8.32.PD