Në Kinë, ekziston një bestytni se kur dikush vlerëson bukurinë e vet, është në gjendje të vlerësojë edhe atë të tjetrit. Dhe kur ne respektojmë dhe vlerësojmë bukurinë tonë dhe të të tjerëve, atëherë bota do të jetë një e tërë dhe harmonike... Njohja dhe pranimi përmes argëtimit është ideja kryesore e të parës "Verë me kulturën kineze në Bullgari". Nisma e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Bullgari dhe e Qendrës Kulturore Kineze në Sofje do të vazhdojë deri në fillim të gushtit në qytete të ndryshme të vendit tonë. Janë parashikuar sallone për ceremonitë e çajit, ekspozita e artit magjik të filxhanit të çajit, forumet e bashkëpunimit të muzeve, ligjërata për artin kinez dhe muzikës xhaz, gara me varka me Dragua, performanca e vallëzimeve etnike dhe popullore kineze, seminar i instrumenteve kineze, java e filmit, prezantimi i valleve bashkëkohore kineze. “Ajo që shpreson të prezantojë kjo stinë kulturore nuk është thjesht një rishfaqje kulturore e lashtësisë, por integrimi i kulturës tradicionale dhe estetikës moderne. Ky nuk është thjesht një prezantim, por një përplasje mendimi dhe një dialog i thellë i marrëdhënieve dypalëshe, midis njerëzve dhe shkëmbim kulturor, mes Kinës dhe Bullgarisë”, tha ambasadori kinez në Sofje.
Fillimi zyrtar i verës kineze në Bullgari ishte më 20 qershor me hapjen e ekspozitës "Ftesë për magji - artet e filxhaneve të çajit" me produkte të bëra nga argjila e purpurt specifike nga rajoni Yixing, të pjekura në furra të veçanta druri. Ndërsa sot më 23 qershor zhvillohet një takim i kompanive bullgare dhe kineze të prodhimit të çajit.
Padyshim një nga momentet kryesore të programit veror është festivali i pare i këtij lloji „Varkat e Dragoit në Bullgari“, i cili organizohet në liqenin Pançarevo më 24 dhe 25 qershor me hyrje falas. Data nuk është e rastësishme dhe lidhet me solsticin e verës – këtë vit 22 qershori ishte dita e 5-të e muajit të 5-të në kalendarin kinez, kur organizohet një nga katër festat kryesore kineze – Duanu ose Festival i Varkave të Dragoit në Kinë. Është i njohur gjithashtu si dita që festohet besnikëria dhe devotshmëria, ndërsa tradita e tij na kthen 2300 vjet më parë.
„Garat janë një sport i vërtetë, por ne nuk po bëjmë një ngjarje sportive, por një festival, që në fakt është tradita kineze e njohur në të gjithë botën – shpjegon për Radio Bullgarinë Vlad Gitsoaika, themelues i shoqatës „Dragon Boat Festival“ dhe kryetar i bordit të drejtues. - Garat me varka me dragua janë një pamje e zakonshme në Francë dhe Gjermani, ndërsa në Hungari kanë fituar popullaritet të madh vitet e fundit. Interesante është se konkurset shoqërohen domosdoshmërisht me një program kulturor-argëtues, i cili, ashtu si në panairet popullore bullgare, përfshin muzikë, ushqime të shijshme, takime me miqtë, argëtim për të rinj e të mëdhenj, çadra me ekspozita. Një festë e vërtetë dhe përvojë ndërkulturore për të gjithë.“
Vetë varka e dragoit është shumë mbresëlënëse dhe e bukur, shton Vlad Gitsoaika.
„Duket si kanotë tradicionale garash, por shumë më e gjatë, më e hijshme, më aerodinamike, me një kokë të madhe dragoi në pjesën e përparme dhe trupin e lyer me luspa. Gjatësia e saj është 12 metra me 22 vende në të. 20 janë rremtarët, përpara qëndron një udhërrëfyes që i bie daulles dhe një timonier prapa. Ka edhe varka më të vogla me dhjetë rremtarë. Daullja dhe ritmi që krijohet është në fakt shumë i afërt me atë të daulles bullgare“ – tregon Gitsoaika. Deri më tani në Bullgari ka vetëm gjashtë varka të tilla - nga dy në Vidin, Sofje dhe Plovdiv. Me rastin e festivalit të parë dhe me ndihmën e Ambasadës Kineze, 12 të tjera do të mbërrijnë në vendin tonë. Ndërsa në vitin 2025 në qytetin Ruse do të mbahet Kampionati Botëror i Klubeve me varka me dragua. Më shumë se 100 ekipe pritet të marrin pjesë në të dhe rreth 40 000 entuziastë nga e gjithë bota do të mbërrijnë në qytetin tonë të Danubit. „Që të ketë interes, njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë është ky sport“ - pranon Vlad. Prandaj, Asociacioni është duke përgatitur një festival në Ruse në shtator, me pjesëmarrës nga Republika Çeke dhe Hungaria.
Kërcimet janë një tjetër pikë e rëndësishme në programin e sezonit të parë kulturor kinez këtë verë. Në korrik, Ansambli i Valleve Folklorike i Akademisë së Kërcimeve të Pekinit mbërrin në Bullgari. Ata do të marrin pjesë në festivalet folklorike ndërkombëtare „Vitosha“ në Sofje (edicioni i 27-të), „Magjia folklorike e Mezdrës“ (edicioni i tretë), në edicionin jubilar të 25-të të festivalit folklorik në Veliko Tërnovo dhe në edicionin e 21-të të të rinjve Festivali “Folklor pa kufij” në qytetin e Dobriçit. Programi i tyre do të jetë një lloj turneu nëpër Bullgari, thonë me buzëqeshje organizatorët. Valltarët nga Pekini do të marrin pjesë gjithashtu në një seminar kinezo-bullgar për shkëmbimin e praktikave të kërcimit në partneritet me Ansamblin Folklorik “Çinari”.
“Atanas Maev, themelues dhe drejtor i "Derida Dance Center" në Sofje, shpalli rezidencë për dy artistë kinezë në korrik, të cilët do të kenë mundësinë jo vetëm të prezantojnë punën e tyre në fushën e kërcimit bashkëkohor, por edhe të zhyten në kulturën vendase. Ai është i bindur se janë artistët ata që ndërtojnë shtigjet kulturore nëpër të cilat ecin paqebërësit në botën e sotme:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook/cccsofia2018, Facebook/DragonBoatFestivalBG
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...