Kryeministri Nikollaj Denkov angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të kryejnë kontrolle parandaluese për sigurinë e ndërmarrjeve ushtarake shtetërore dhe private. Qëllimi është të forcohen urgjentisht masat e sigurisë pas shpërthimeve në një magazinë municionesh të një prodhuesi privat pranë Karnobat më 25 qershor. Në fund të korrikut 2022, ndodhi një tjetër shpërthim në vendin e së njëjtës kompani, e cila tradicionalisht eksporton produkte në Ukrainë. Pronari më pas njoftoi se ka shumë të ngjarë të ishte një zjarrvënie me dashje. Në incidentin e fundit, pronari konfirmoi se ishte përdorur e njëjta skemë si në shpërthimin e mëparshëm.
Përveç sigurisë së qytetarëve dhe bizneseve, prioritet i qeverisë është edhe mbështetja e përgjithshme për zhvillimin e industrisë bullgare të mbrojtjes, e cila është kyçe për ekonominë e vendit, theksoi gjithashtu Këshilli i Ministrave.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..