Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forcojnë masat e sigurisë rreth të gjitha impianteve ushtarake

Foto: BGNES

Kryeministri Nikollaj Denkov angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të kryejnë kontrolle parandaluese për sigurinë e ndërmarrjeve ushtarake shtetërore dhe private. Qëllimi është të forcohen urgjentisht masat e sigurisë pas shpërthimeve në një magazinë municionesh të një prodhuesi privat pranë Karnobat më 25 qershor. Në fund të korrikut 2022, ndodhi një tjetër shpërthim në vendin e së njëjtës kompani, e cila tradicionalisht eksporton produkte në Ukrainë. Pronari më pas njoftoi se ka shumë të ngjarë të ishte një zjarrvënie me dashje. Në incidentin e fundit, pronari konfirmoi se ishte përdorur e njëjta skemë si në shpërthimin e mëparshëm.

Përveç sigurisë së qytetarëve dhe bizneseve, prioritet i qeverisë është edhe mbështetja e përgjithshme për zhvillimin e industrisë bullgare të mbrojtjes, e cila është kyçe për ekonominë e vendit, theksoi gjithashtu Këshilli i Ministrave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata parazgjedhore përfundon zyrtarisht

Më 25 tetor në mesnatë përfundon zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 27 tetor. E shtuna është një ditë për reflektim. Deri më 23 tetor, 21 nga gjithsej 28 parti dhe koalicione lidhën..

botuar më 24-10-25 5.05.MD

Avokatët protestuan në mbrojtje të shtetit ligjor

Avokatë në Sofje, Burgas, Ruse dhe qytete të tjera dolën në protestë kundër procedurës jolegjitime, sipas mendimit të tyre, për zgjedhjen e kryeprokurorit. Procedura e nisur duhet të ndërpritet dhe një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor të emërojë një..

botuar më 24-10-25 4.12.MD

"Gallup": Në final - 7 formacione të sigurta në parlament, një në buzë, një me shanse

Ditën e fundit të fushatës parazgjedhore, sipas deklaratave të të anketuarve, pjesëmarrja e pritshme në votim për Kuvendin Popullor më 27 tetor do të jetë 31.1%. Pritshmëria hipotetike është rreth 2 milionë vota, ku 3.4% e votuesve ka të ngjarë të..

botuar më 24-10-25 1.54.MD