Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka lëvizje të ndotjes nga Ukraina në ujërat bullgare

Foto: V. Vasileva, Radio Varna

Ndotja pas shpërthimit të digës Nova Kahovka u lokalizua në rajonin e Odesës dhe mbetet në ujërat territoriale të Ukrainës. Nuk ka lëvizje të ndotjes në ujërat territoriale të Bullgarisë dhe Rumanisë. Kështu ka thënë në Varna kapiteni prof. dr. Mirosllav Cvetkov nga Shkolla e Lartë Detare “Nikolla Vapcarov”, transmetoi BNR Varna. Mbi bazën e të dhënave për rrymat detare nga programi evropian i vëzhgimit të Tokës “Kopernik”, po bëhen simulime të lëvizjes dhe shpërndarjes së ndotësve të mundshëm që do të vinin nga Odesa.

Simulimi i 30-të me radhë tregon se ata nuk kanë gjasa të arrijnë në detin tonë, shpjegoi ai. Cvetkov theksoi se deri më tani nuk ka informacione për ndonjë gjë shqetësuese në matjet që po kryhen në Rumani. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 13 gushtin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 23°, në Sofje - 18°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në Rrafshin e Danubit dhe në rajonet lindore të vendit - erë e moderuar nga lindja-verilindja. Temperaturat..

botuar më 25-08-12 7.35.MD

Gjithnjë e më shumë kompani në Bullgari kërkojnë licenca për veprimtari me armë

Po rritet numri i kompanive që kërkojnë licenca për veprimtari me armënga Komisioni për Kontrollin e Eksportit dhe Mospërhapjen e Armëve të Shkatërrimit në Masë. Këtë e tregon raporti i komisionit pranë ministrit të ekonomisë për vitin 2024, njofton..

botuar më 25-08-12 7.28.MD

Me kërkesë të Ukrainës, në Bullgari po kontrollohen tregtarët e armëve

Shërbimet e sigurisë në vendin tonë po kryejnë kontrolle dhe sekuestrime në banesa dhe zyra në Sofje dhe në pjesë të tjera të vendit. Veprimet e ekipeve janë në përmbushje të një kërkese për ndihmë juridike nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e..

botuar më 25-08-12 2.41.MD