Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i GERB-it dënoi sjelljen e partisë “Vëzrazhdane”

Bojko Borisov.
Foto: BGNES

Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, dënoi kategorikisht agresionin e partisë "Vëzrazhdane" ndaj njerëzve që mendojnë në një mënyrë të ndryshme, provokimet e tyre dhe gjuhën e urrejtjes. Në parlament ai deklaroi: "Ne jemi kundër asaj që po ndodh në Varna, në Sofje, veçanërisht agresionit, rrahjeve. Ka mjaft tekste në Kodin Penal ku mund të dënohet huliganizmi dhe çdo manifestim i tillë".

Para gazetarëve ai shtoi se dëshiron të harrojë shpejt takimin e fundit të kryesisë me koalicionin bashkëqeverisës "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Sipas tij, ai ka krijuar vetëm një vijë tjetër ndarëse. Bojko Borisov mendon se mbledhjet e lidershipit janë të tilla kur aty nuk mblidhen 10-15 veta. "Aty nuk vendoset asgjë. Pasi fola mbrëmë mbeta shumë i befasuar. Për dy orë biseduam se si ta bëjmë qeverinë të funksionojë më mirë". Në takim duhej të saktësohej dokumenti për riafirmimin e mbështetjes për qeverinë.

Ndërkohë ditën e martë u bë e qartë se Prokuroria e Qytetit të Sofjes fillon kontrollime, pas një postimi të liderit të partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov në rrjetet sociale. Kryeministri Nikollaj Denkov dënoi sjelljen e Kostadinov dhe i bëri thirrje partisë "Vëzrazhdane" që t'i kthehet veprimeve që përputhen me ligjet e vendit. “Në muajin e fundit shohim një aktivizim të vazhdueshëm të këtij agresioni, përfshirë edhe postimet publike të kreut të partisë “Vëzrazhdane”, duke përfshirë edhe thirrjet për të ushtruar dhunë... Fatkeqësisht, historia e njerëzimit e di këtë. Problemet e mëdha fillojnë me aksionet e vogla të këtij lloji”, tha Denkov. Si kundërpërgjigje, kreu i “Vazrazhdane” akuzoi pushtetarët se po zbatojnë “udhëzimet e ambasadës amerikane”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ahmed Dogan

DPS – DPS ndryshoi emrin në APS

Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..

botuar më 25-06-27 11.37.PD

Një udhëzuesi i ri prezanton rrugët turistike të pelegrinazhit në Bullgari

Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..

botuar më 25-06-27 10.29.PD

Mjekët e rinj protestojnë përsëri

Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..

botuar më 25-06-27 8.32.PD