Sot, më 29 qershor, Muzeu i Aviacionit në Burgas hap dyert e tij pa pagesë për vizitorët me rastin e ditëlindjes së tij të gjashtë dhe Ditës së Aviacionit Civil Bullgar. Në Aeroportin në Burgas, vizitorët do të shohin “legjendën” e vërtetë të aviacionit - avionin An-12, në të cilin ka një ekspozitë interaktive, si dhe avionin reaktiv të pasagjerëve Tu-154, fluturimi i parë i të cilit ishte deri në qytetin Mançester (Angli). Ky avion iu shërbente Aviacionit Civil Bullgar për 15 vjet dhe për herë të fundit u ul në Aeroportin e Burgasit më 31 tetor 1996.
Kërkuesit e emocioneve mund të provojnë aftësitë e tyre prej aviatori me një fluturim provë me MiG-17 F Fresco, si dhe me luftëtarin e vijës së parë MiG-17, i cili ishte avioni më i përhapur gjatë Luftës në Vietnam, transmeton BTA. Edhe një ekspozitë e dronëve pret vizitorët.
Më 29 qershor të vitit 1947 u zhvillua fluturimi i parë i pasagjerëve të Aviacionit Civil Bullgar në vend në linjën Sofje - Burgas.
Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..
Sezoni veror 2025 fillon zyrtarisht sot, 31 maj, në Pomorie . "Pomorie zë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Bullgarisë dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të detit, historisë, kulturës, balneologjisë dhe SPA-së", njofton Ministria e..
Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..