Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nis "Persina me një biçikletë" - destinacioni i parë rajonal i rrugës së çiklizmit "Dunav Ultra".

4
Foto: dunavultra.com

Belene dhe Nikopoll janë mikpritës të destinacionit të parë rajonal të rrugës së çiklizmit "Dunav Ultra" - "Persina me një biçikletë". Ngjarja do të zhvillohet më 1 korrik dhe përfshin një turne me biçikletë përgjatë një rruge historike piktoreske që lidh dy qytetet e Danubit, raporton BTA.

Pjesëmarrësit do të ndahen në dy kategori: "Gara" dhe "Hobi". Të parët do të sfidohen të kalojnë destinacionin në kohën më të shkurtër. Pjesa tjetër do të argëtohet duke kapërcyer trasenë me një aplikacion celular, duke ndjekur pikat e kontrollit të paracaktuara.

Në ditën e ngjarjes, pranë lumit Danub do të ndahet një zonë e veçantë argëtimi. Përveç kësaj, organizatorët kanë përgatitur aktivitete shtesë si një shëtitje-safari me anije peshkimi rreth ishullit Persina, një vizitë në të ashtuquajturat “Maldive Bullgare” rreth Nikopolit, një aventurë me kaike dhe vëzhgim zogjsh. Ngjarja do të ofrojë shumë argëtim, muzikë dhe një party DJ.

"Persina me një biçikletë" është pjesë e serisë së aktiviteteve me rastin e 10-vjetorit të rrugës "Dunav Ultra" dhe realizohet me mbështetjen financiare të bashkive Belene, Nikopoll dhe fondacionit "Amerika për Bullgarinë".


Kalimi tradicional masiv i itinerarit “Dunav Ultra” këtë vit do të nisë më 5 shtator nga Vidini. Çiklistët do të kalojnë më shumë se 700 km përgjatë pjesëve piktoreske rreth Danubit deri në Durankullak. Vitin e kaluar, kalimi me biçikletë u shënua me rekorde - një numër rekord pjesëmarrësish - mbi 160 nga Bullgaria dhe Rumania, një numër rekord i komunave partnere - 12, transmetoi BTA.

Shikoni më tepër:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: dunavultra.com, Facebook / Dunav Ultra




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

Fillon fushata për përzgjedhjen e "Shtëpisë më të Mirë Malore të Vitit"

Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...

botuar më 24-05-15 8.10.PD

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..

botuar më 24-05-08 7.10.PD

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD