Ne jemi duke zhvilluar një strategji të re kombëtare të mbrojtjes, tha zëvendësministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para forumit “Vizion për strategjinë e politikës së jashtme të Bullgarisë” në Shtëpinë e Evropës në Sofje, organizuar nga Instituti Diplomatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Mjedisi strategjik është i ri, prandaj Bullgaria duhet të përditësojë konceptin e saj bazë, tha Zaprjanov.
Është e nevojshme të zhvillohet dhe të miratohet në nivel kombëtar, me mbështetje maksimale publike, një strategji e politikës së jashtme që Bullgaria nuk e ka pasur kurrë më parë, theksoi zëvendësministri i punëve të jashtme Tihomir Stojçev. Agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës shkatërroi sigurinë në Evropë të krijuar nga përpjekjet shumëvjeçare diplomatike dhe shkeli rendin juridik ndërkombëtar, komentoi Stojçev.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..