Komisioni Evropian po ndërmerr hapat përfundimtarë për përfundimin e plotë të Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Kontrollimit përballë Bullgarisë dhe Rumanisë, raporton “Politico”, duke iu referuar një pjese të raporteve për mekanizmin e përgjithshëm për sundimin e ligjit, të cilat do të publikohen më 5 korrik.
Mekanizmi u krijua në 2007 për të raportuar mbi progresin e Bullgarisë dhe Rumanisë në reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe veçanërisht për Bullgarinë, në luftën kundër krimit të organizuar. Monitorimi i vazhdueshëm është një nga pengesat në rrugën e Bullgarisë drejt Zonës Shengen. Për hyrjen e Bullgarisë janë 25 nga gjithsej 27 shtetet anëtare të BE. Kundër saj janë vetëm Holanda dhe Austria. Holanda, e cila është kundër Bullgarisë, por jo kundër Rumanisë, kërkoi një raport të veçantë për mekanizmin e monitorimit për Sofjen, por Komisioni refuzoi, raporton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..