Presidenti Vollodimir Zelenskimbërriti për një vizitë njëditore në vendin tonë, njoftoi qendra e shtypit e qeverisë. Avioni i qeverisë bullgare, në të cilin udhëton kreu i shtetit ukrainas, u ul në aeroportin e Sofjes pak minuta pas orës 12:00.
Në Këshillin e Ministrave, Zelenski do të bisedojë me kryeministrin Nikollaj Denkov dhe ministren e jashtme Maria Gabriel. Ai do të ketë takime edhe me presidentin Rumen Radev dhe me udhëheqësit e grupeve parlamentare që paraqitën draft-deklaratën në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Në Twitter presidenti ukrainas shkroi: “Do të bisedoj me kryeministrin Nikollaj Denkov, do të takohem me presidentin Rumen Radev, qeveritarë, deputetë, politikanë, gazetarë. Do të diskutojmë integrimin euroatlantik i Ukrainës, takimin e NATO-së, garancitë e sigurisë dhe zbatimin e Formulës së Paqes”.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri dhe ministri i jashtëm do të organizojnë një diskutim me pjesëmarrjen e presidentit të Ukrainës, ambasadorëve, politikanëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Këshillit të Ministrave në Facebook.
Vizita e Vollodimir Zelenski është e para në Evropën Juglindore që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Nga ana bullgare, në vendin e sulmuar u realizua një vizitë zyrtare – ajo e kryeministrit Kirill Petkov në prill të këtij viti.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..