Kryeministri Nikollaj Denkov i siguroi deputetët se Bullgaria nuk do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë që do të dëmtojnë aftësitë mbrojtëse të vendit. Denkov e konfirmoi këtë pas një pyetjeje nga partia "Vëzrazhdane", e cila kërkoi sqarime pasi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev deklaroi më herët sot se presidenti ukrainas ka kërkuar "gjithçka pa avionë".
Lidhur me pranimin e Bullgarisë në Shengen, Denkov tha se kjo varet nga tre elementë. E para është legjislacioni që duhet të miratohet nga parlamenti me cilësinë më të lartë dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Elementi i dytë është siguria kufitare. E treta ka të bëjë me bindjen e partnerëve tanë evropianë se Bullgaria e ka bërë punën e saj, e cila kërkon veprimtari aktive në fushën e politikës së jashtme.Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..